Dhërmiu, foto e ditës në Reuters
Plazhi i Dhërmiut ishte sot foto e ditës e agjencisë prestigjioze britanike të lajmeve, Reuters.
Kryeministri Edi Rama ndau sot foton e publikuar nga prestigjiozja britanike, një promovim ndërkombëtar ky i brigjeve shqiptare.
“Dhërmiu ishte foto e ditës në Reuters”, tha Rama, ndërsa publikoi foton.
Fshati turistik i Dhërmiut është i vendosur buzë detit Jon dhe në shpatet e maleve, midis gjelbërimit të ullinjve dhe agrumeve të shumta.
Dhërmiu shtrihet në fund të një plazhi më tepër së pesë kilometra të gjatë, plazh i cili përfundon më një kodër, mbi të cilën ngrihet manastiri i Shën Theodhorit.
Shëtitorja e bregdetit të Dhërmiut, një prej investimeve të fundit të realizuara në bashkinë e Himarës, e ka transformuar plotësisht plazhin në këtë pjesë të bregdetit të Jugut, një ndër hapësirat më atraktive të turizmit në Shqipëri.