Kadastra harton hartat për dy blloqe në Lukovë, janë 1105 pasuri të paluajtshme: 45 ditë kohë për pronarët të paraqesin ankesat
Kadastra Shqiptare njofton se ka hartuar hartat kadastrale për dy blloqe në fshatin Lukovë, pjesë e Bashkisë së Sarandës dhe lajmëron të gjithë pronarët se prej datës 21 qershor ato janë hedhur për konsultim publik, për të gjithë pronarët.
1105 pasuri të paluajtshme rezultojnë në Bllokun 1 dhe në Bllokun 2, dhe pronarët do të kenë 45 ditë kohë të depozitojnë dokumentet e pronësisë dhe çdo ankesë tjetër, nëse do të kenë.
?????? ?Ë? ????????? ??????, ?? ???? ??????-(?????? ? ??? ?), ??????? ???????
Në kuadër të regjistrimit fillestar të pasurive të paluajtshme në DVASHK, Sarande, Kadastra Shqiptare njofton:
Pas përfundimit të punimeve fushore dhe administrimit të dokumentacionit shtetëror për aktet e pronësisë në Zonën Kadastrale 2518 fshati Lukovë, Bashkia Sarand, është pregatitur regjistri kadastral për këtë zonë, Blloku 1 dhe 2, ku rezultojnë 1105 pasuri të paluajtshme. Në zbatim të Urdhrit Nr.1081 dt. 16.06.2021, të Drejtorit të drejtorisë vendore të ASHK-së Sarandë, prej datës 21.06.2021 fillon konsultimi publik i të dhënave të regjistrimit fillestar për ZK.2518 Lukovë-(Blloku 1dhe 2). Konsultimi publik për këto pasuri do të kryhet për një periudhë kohore 45 ditore dhe ?? ?? ?????????? ?? ?? ??.??.????.
Gjatë kësaj periudhe, në zyrën e konsultimit publik mund te depozitohen dokumentacion pronësie si dhe çdo pretendim apo ankesë në lidhje me të dhënat e pronësisë të shpallur.
Harta kadastrale dhe të dhënat e pronësisë do të jenë të afishuara në zyrën e informacionit me adresë godina e njësisë administrative Lukovë, si dhe në faqen e internetit ëëë.ashk.gov.al
Në rast se, pas konsultimit të hartës kadastrale, do të keni paqartësi apo ankesa mund të shkruani për sqarime pranë adresës tonë email: [email protected]
Përjashtimisht, në rastet kur do të jetë e nevojshme depozitimi i dokumentacionit origjinal të akteve të pronësisë, ai do të dorëzohet sipas procedurës ligjore të pranimit të dokumentave pranë DV.ASHK Sarandë .
Te gjithë titullmbajtësit janë të mirëpritur të ndjekin procesin e konsultimit publik për të përfunduar më sukses këtë proces dhe pajisjen me certifikatë pronësie.