Tritan Shehu në “kërkim” të “pacientit zero”: Nuk është gjetur në Shqipëri. Qeveria të hedhë miliona euro
Ish-deputeti i PD-së, Tritan Shehu, njëherësh mjek reanimator ka kërkuar nga qeveria që të sigurojë mijëra tamponë dhe qindra respiratorë për të përballuar përhapjen e koronavirusit në Shqipëri.
Shehu thekson se ‘pacienti zero’ nuk është gjetur në Shqipëri, ndërkohë që shton se kemi disa vatra epidemioligjike.
Më tej, mjeku propozon disa masa që duhen ndërmarrë për të kapërcyer situatë, duke fillua nga testimi i sa më shumë personave në gjithë vendin.
““Pacient zero” është spekulim, vendi ka nevoje për mijëra “tamponë” e qindra respiratorë.
Kryeministri përsëri po përmendet te ashtuquajturin “Pacient zero”, te cilit pavarësisht nga emri i gabuar qe qëllimisht i vendosin i uroj shërim te shpejte.
“Pacienti zero” nuk është gjetur ne Shqipëri, kemi disa vatra epidemiologjike, nuk ka për t’u gjetur, edhe ne Itali nuk është gjetur, ai mund te quhet “pacienti 1”.
Një deklarim i tille i përsëritur kërkon te “legalizoje” kufizimin e kërkimeve epidemiologjike, ndërsa ne vendin tone duhen zhvilluar ne formën e kërkimit horizontal për te gjithë popullsinë bazuar mbi dy kolona:
1- Kërkim horizontal ne popullsi me mijëra “tampona”, siç e rekomandoi edhe OBSh, me një rrjet laboratorik ne territor.
2-Mobilizimin total te kujdesit parësor e mjekut te familjes ne ketë beteje.
Dhe me tej për te ulur vdekshmërinë, pra për te shpëtuar jetët ne rrezik duhen qindra respiratore me poste Reanimacioni, perseri ne te gjithë territorin.
Qeveria duhej te kishte distancuar dhjetra miliona Euro e ndoshta qindra e te kishte perpunuar nje strategji te qarte tashme, megjithatë me mire vone se kurrë!”, thekson Shehu.