Parandalimi i zjarreve, mblidhet shtabi emergjencave në Sarandë
Në cilësinë edhe të Kryetarit të Shtabit të Emergjencave, Kryetari i Bashkisë Adrian Gurma ka thirrur një tryezë me fokus organizimin dhe bashkërendimin e punës, për parandalimin dhe ndërgjegjësimin për rrezikun e zjarreve me pjesëmarrjen e Nënprefektit, Shërbimit Zjarrfikës, Agjencisë së Zonave të Mbrojtura, kryetarëve të fshatrave e deri tek vrojtuesit, me të cilët u diskutua,që të jenë në lartësinë e detyrës dhe në gatishmëri për mbrojtjen e territorit.
Masat parandaluese janë më të rëndësishmet, për të patur një verë pa zjarre.
“Në cilësinë edhe të Kryetarit të Shtabit të Emergjencave mblodha sot në një tryezë me praninë edhe të Nënprefektit, Shërbimit Zjarrfikës, Agjencisë së Zonave të Mbrojtura, kryetarëve të fshatrave e deri tek vrojtuesit, me të cilët diskutuam për masat e marra, organizimin dhe bashkërendimin e punës,për parandalimin dhe ndërgjegjësimin mbi rrezikun e zjarreve dhe për të patur një verë sa më të mbrojtur”, nënvizon kryebashkiaku Adrian Gurma.