Avokati Gjergji Imeraj thellon akuzat në drejtim të policit Sinan Mata

Avokati nga Ksamili, njëkohësisht dhe antar i Këshillit Bashkiak të Sarandës Gjergji Imeraj, ka reaguar sërish në Sarandanews.com pas publikimit të emisionit STOP, ku Imeraj akuzohej për zaptimin e një prone dhe kërkonte që ta legalizonte me letra të falsifikuara.

Pas publikimit të emisionit avoktari Gjergji Imeraj në një reagim për Sarandanews.com hodhi akuza në drejtim të gazetarëve të emision STOP TV Klan si dhe policëve Sinan Meta e Ladi Goxhaj për gjobëvënie.

Në një tjetër reagim të sotëm për Sarandanews.com, Gjergji Imeraj thellon akuzat në drejtim të policit Sinan Mata, ku sipas tij ka “deklaruar kontinerin e policisë sikur të ishte pronë e tij mbi truallin e avokatit, në emër te gruas të tij.

Pra këtë fakt e dinte gazetari , por i shryrë nga policet dhe grupi mbas tyre përgatizën këtë emision , duke përdorë edhe persona të tjere.
 
Shiko provat”, shprehet Imeraj.