Nga Thethi në Ksamil, Rama: Me qendrat shëndetësore verore presim një sezon të lehtësuar turistik
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka zbuluar sot nëpërmjet një video-mesazhi, 29 qendrat e reja shëndetësore verore.
“Nga Thethi në Ksamil”, “duke pritur një sezon turistik të lehtësuar nga hija e Armikut të Padukshëm”, shkruan Rama,
Sipas tij, e gjitha kjo është bërë e mundur falë luftës me pasion, solidaritet, aftësi e sukses.
Nga 15 qershori, të gjithë qendrat shëndetësore verore, 29 të tilla, janë hapur për sezonin turistik në Shqipëri.
Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, me anë të një postimi në median sociale Twitter, bëri me dije se në qendrat shëndetësore verore do të përfshihet edhe testimi i shpejtë për çdo rast të dyshuar me Covid 19.
Më herët gjatë fillimit të muajit qershor nisi dhe trajnimi i stafeve mjekësore.