Violinisti i talentuar Martin Xuxi, vlerësohet me certifikatë “Mirënjohjeje”
I rritur në një familje muzikantësh, që nga stërgjyshi i tij Anastasi që i binte Mandolinës, gjyshi i tij Kostaqi që ka qenë mësues muzike, babai i tij që i bie violinës, Martin Xuxi, fitoi para pak muajsh në Tiranë konkursin “Tirana Talent” në edicionin e XII të tij mes 35 konkurrentëve.
Një fitore mëse e merituar për 13-vjeçarin Martin Xuxi, i cili është mjaft i talentuar dhe është shumë i përkushtuar duke studiuar violinën, madje duke i rënë këtij instrumenti edhe në shëtitoren e Sarandës.
Ai sot është nderuar nga bashkia e Sarandës me certifikatë “Mirënjohjeje”.