Merr flakë në ecje makina në aksin Himarë-Sarandë, shpëton mrekullisht shoferja
Një makinë është djegur në ecje. Ngjarja ka ndodhur në rrugën Himarë-Sarandë ku mjeti tip ‘Nissan’ ka marrë flakë në ecje.
Mjeti ka pësuar vetëm dëme materiale ndërsa drejtuesja me iniciale A.D., ka mundur të dalë në kohë.
Dyshohet se shkak për flakët është bërë një shkëndijë elektrike.
Njoftimi
“Policia Himarë/ Informacion paraprak
Më datë 14.06.2021, rreth orës 13:15, në aksin rrugor Himarë-Sarandë, një mjet i markës ‘Nissan’, me drejtuese shtetasen A.D., në ecje, ka marr flakë, ku si pasojë ka vetëm dëme materiale. Nga hetimet paraprake rezulton se mjeti ka marrë flakë si pasojë e një shkëndije elektrike. Vijon puna me grupin hetimor për sqarimin e plotë e rrethanave të ngjarjes.”