Sondazhi i Sarandanews.com/ Ja vlerësimi i qytetarëve për aksionin e prishjeve të ndërtimeve pa leje në Ksamil e Sarandë

Që prej të hënë policia e shteti dhe IKMT kanë ndërnarrë aksionin “Bregdeti Yne” duke shembur disa objekte pa leje nga Velipoja e deri në Ksamil.

Në Ksamil e Sarandë IKMT ka shembur tek 20 objekte, ndërsa parashikohen të prishen 30 të tillë.

Ky operacion i IKMT-së nuk është pritur mjaft mirë nga disa banorë të cilët kanë akuzuar për prishje të qëllimta, duke u përplasur me policinë.

Sarandanews.com zhvilloi prej shumë ditësh një sondazh se a ju duket i drejtë aksioni i prishjes së ndërtimeve pa leje në bregdet?

Sondazhi pati një shikueshmëri dhe qindra komente ku pjesa më e madhe e mbështesnin aksionin e ndërmarrë nga Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT).

Por nuk mungonin dhe zërat kundër të cilët e shihin këtë aksion si një prishje imazhi pasi Saranda e Ksamili ndodhen në prag të sezonit turistik.

Më poshtë sondazhi i zhvilluar nga Sarandanews.com.

https://www.facebook.com/103404767922461/posts/318248393104763/