Kreu i FRPD Delvinë reagon në Sarandanews.com: Nuk është përjashtuar vëzhguesi i Agron Shehajt
Kreu u FRPD dega Delvinë, Albi Mehmeti, ka reaguar pas lajmit në Sarandanews.com ku u raportua denoncimi i kandidatit Agron Shehaj se vëzhguesja e tij ishte përjashtuar nga qendra e votimit në Delvinë.
Në një reagim për Sarandanews.com, Mehmeti thekson se vëzhguesja e kandidatit Agron Shehaj ndodhet në ambientet e qendrave të votimit.
Mehmeti thekson se kushdo që ka dyshime le të vijë për ta verifikur.