Zgjedhjet në PD, ja numri i votuesve në Sarandë, Delvinë, Finiq e Konispol

Në degët e Partisë Demokratike në rajonin e Sarandës vijon procesi i votimit për zgjedhjen e kryetarit të PDSH. Votimi i anëtarësisë ka nisur që në orën 8:00 dhe do të mbyllet në orën 19:00.

Numri i votuesve për PD, dega Sarandë, ku perfshihet Saranda, Finiqi dhe Konispoli është 1126. Ndërsa për Delvinë është 446 votues.

Procesi i votimit po vijon normalisht në qendrat e ngritura pranë selive të kësaj force politike.

Po ashtu pranë këtyre qendrave janë të pranishëm komisionerët dhe vëzhguesit e të 4 kandidatëve që garojnë për postin e kreut të PDSH.