Shembja e ndërtimeve në Ksamil, Kristo Kauri në Sarandanews.com: Si duhet të vendoset modeli i shtetit që kërkojnë qytetarët
Aksioni i prishjeve të ndërtimeve pa leje në Ksamil vijon prej 4 ditësh, ku IKMT deri më tani ka prishur rreth 15 objekte.
Ky aksion është shoqëruar dhe me incidente ku nuk kanë munguar përplasjet mes banorëve dhe IKMT.
Në një koment të bërë në Sarandanews.com, inxhinieri i njohur Kristo Kauri ka bërë një analizë të këtij aksioni ku bën fajtor dhe shtetin që ka dhënë lejë të papërgjegjshme duke krijuar një kaos dhe prishin imazhin, e pengojne seriozisht zhvillimet strategjike.
Kristo Kauri thekson se nuk ka bërë krim vetëm ai që pushton, që nderton, që rrethon, por dhe ai që e lejon, që i siguron lejen , që i shkel syrin për të ndërtuar.
“Eshte nje operacion qe kerkon shume pergjegjesi, pjekuri, aftesi dhe mbi te gjitha drejtesi! Shteti ligjor nuk funksionon me fushata, me stine, por funksionon cdo sekonde, cdo minut, cdo ore, cdo dite, ne mbrojtje te ligjit, te qytetareve, te pasurive kombetare.
Kush shkel ligjin te pergjigjet dhe duhet te ndjej forcen e ligjit, por ne kohe dhe menjehere. Praktika qe u ndoq duke i lejuar, duke investuar, duke lidhur kontrata, duke paguar taksa per vite te tera, duke i legalizuar, dhe ne fund duke i prishur eshte e gabuar.
Qytetaret e ndershem kane pretendime ndaj strukturave shteterore , qe te kryejne mire, me drejtesi me korrektesi dhe ne kohe detyren. Qytetaret nuk i shqetesojne vetem ndertimet pa leje qe prishin imazhin dhe pengojne zhvillimet strategjike.Jane me qindra ndertime me ” leje” te ndertuara prane detit, siper detit , pa studime, pa projekte te rregullta , pa standarte, qe prishin imazhin, tamam nje kaos urban dhe pengojne seriozisht zhvillimet strategjike.
Dhenia e lejeve eshte bere nga njerez te pandergjegjshem, ne piramiden qendrore dhe vendore, qe kane shperdoruar rende detyren, leje per miq dhe shok, qe kane mbushur xhepin me para, ne kembim te dhenjes se lejeve, per ndertimin dhe mbjelljen e godinave fantazem ne bregdetin tone. Ky ” model zhvillimi”, pa studime, pa standarte, duke ndertuar vend e pavend, duke rrethuar detin si prone te tyre, kane vrare pergjithmone turizmin dhe zhvillimin.Keta qe sollen kete kaos urban ne bregdetin e bukur, duke e shemtuar ate, kane emer dhe duhet te pergjigjen para ligjit per keto krime mjedisore.
Nuk ka bere krim vetem ai qe pushton, qe nderton, qe rrethon, por dhe ai qe e lejon, qe i siguron lejen , qe i shkel syrin per te ndertuar.
Vetem keshtu do te vendoset modeli i shtetit qe kerkojne qytetaret, qe kerkon vendi, qe kerkon zhvillimi strategjik, qe kerkon standarti Europian”, shkruan në komentin e tij në Sarandanews.com inxhinieri i njohur Kristo Kauri. /Sarandanews.com/