Burimet financiare më 2020: Bashkia e Finiqit me rritje të lartë, Konispoli me rënie të madhe
Burimet financiare për frymë më 2020: Bashkia e Finiqit me rritje të lartë, Konispoli me rënie të madhe
Burimet financiare totale në dispozicion të bashkive për vitin 2020 regjistruan një vlerë prej 90.9 miliardë lekë, në rritje me rreth 11.6% krahasuar me një vit më parë, sipas të dhënave zyrtare nga Ministria e Financave, të publikuara në kuadër të projektit “Financat Lokale”, i financuar nga SECO (Sekretariati për Kooperimin Ekonomik i Qeverisë Zvicerane.
Burimet financiare përfshijnë të ardhurat që mbledhin vetë bashkitë nga taksat dhe tarifat si dhe transfertat e kushtëzuara dhe të pakushtëzuara nga buxheti qendror. Këto para bashkitë më pas i shpenzojnë për nevojat e tyre administrative (paga e shpenzimeve të tjera korente) si dhe për investime kapitale e të tjera (arsim, çerdhet etj), shkruan Monitor.
Bashkia e Finiqit, rezultoi të kishte burime financiare më të larta për frymë të popullsisë. Të dhënat zyrtare tregojnë se, gjatë vitit 2020 rritja më e madhe vjetore e burimeve financiare u vu re në bashkinë e Finiqit me 104%
Në të kundërt burimet financiare për frymë në vitin 2020 në krahasim me 2019 pësuan rënien më të madhe në Bashkinë e Konispolit me 27%.
Burimet totale të te ardhurave për frymë në bashkitë, 2019-2020, në lek