“Po më bëni shembull”, gruaja përlotet në Ksamil, përplaset me policinë për prishjen e biznesit të saj
Pas nisjes së aksionit të IKMT-së dhe policisë për shembjen e objekteve që ata i konsiderojnë pa leje, ka pasur edhe reagime nga pronarët e objekteve.
Në videon e mëposhtme shihet pronarja e objektit të planifikuar për t’u prishur që debaton me efektivin e policisë. Ajo thotë se po bëhet shembull ndërkohë që kërkon shpjegim për arsyen e vendimit për prishjen e biznesit të saj.
“Po më bëni shembull, përse? Më sollën një letër, çfarë kam bërë? Jemi në ndonjë kundërvajtje?”– u shpreh gruaja në Ksamil, pas aksionit për prishjen e biznesit të saj.
Ndërsa efektivi i policisë nuk i ka dhënë asnjë lloj shpjegimi, por ëhstë shprehur ndaj saj me fjalët: Mos e zgjat shumë me mua po shko futu brenda.
Në të gjithë vendin, ditën e sotme, ka filluar aksioni i IKMT-së për prishjen e ndërtimeve pa leje në bregdet. Ky aksion po ndërmerret në kulmin e sezonit turistik. Kryeministri Edi Rama e kishte paralamjëruar nisjen e këtij aksioni që prej disa ditësh.
“Prishni e pastroni vetë çka keni ndërtuar pa leje në dëm të pasurisë së popullit, sepse kur të përballeni me forcën e operacionit “Bregdeti Ynë”, do të jetë shumë vonë për ju”-tha Rama.