Hotelit të njohur në Sarandë i shkon letra për shembje, pronari: E kam ndërtuar para 20 vitesh
Një hotel i ndërtuar prej vitesh në Sarandë, pritet të jetë një prej ndërtimeve “pa leje” që do të shembet gjatë aksionit të IKMT në bregdet.
Bëhet fjalë për të vetmin hotel që ndodhet në gjirin e famshëm të Manastirit, vetëm pak minuta në dalje të qytetit të Sarandës, në rrugën për në Ksamil.
Megjithatë pronari i hotelit pretendon se ka aplikuar për legalizim, dhe ndonëse i është pranuar, herën e parë, vetëm pak ditë më pas është revokuar. Ai thotë se ka 20 vite që e ka ndërtuar këtë godinë, ndërsa përmend si arsye për shembjen “investimin strategjik” nga qeveria.
Deri tani nuk dihet të ketë ndonjë plan strategjik për këtë plazh, që prej vitesh ka qëndruar i virgjër, por ka qenë gjithmonë i lakmuar nga persona që së fundmi kishin zaptuar edhe plazhin me shezllone.