Ksamil, pasiguria në punë, policia procedon pronarin e shtëpisë
Policia e Ksamilit ka proceduar gjatë ditës së sotme pronarin e një banese me emrin Klement Resuli.
Procedimi i tij u bë pasi në shtëpinë e tij, punetori Klaudio Kalemi u rrëzua nga kafazi i shkallëve duke u dëmtuar në pjesën e kokës dhe në këmbë.
Pasiguria në punë ka bërë që policia të procedojë pronarin e shtëpisë.
Materialet i kaluan prokurorisë pranë Gjykatës së shkallës së parë në Sarandë. /Sarandanews.com/