Ku t’i bëj pushimet? Ja si parqitet situata në Sarandë

Në nisje të sezonit turistik në Shqipëri dilemat janë të shumta për qytetarët se ku të pushojnë brenda vendit, teksa opsionet nuk mungojnë nga Jugu në Veri, bashkë me problematikat, disa prej të cilave na shoqërojnë prej vitesh.

Emisioni “Log” bëri një panoramë të situatës mbi sezonin turistik duke nisur nga kryeqendra e veriut.

Sarandën sezoni i ri turistik e gjeti me bulevardin e ri, por gazetarja Silvi Sulaj u shpreh se një nga problemet kryesore është trafiku.

Lajmi i mirë është fakti që të hënën hapet pika kufitare e Qafë Botës me Greqinë.