VIDEO-REPORTAZHI/ Saranda, ku futbolli bekon turizmin

RTSH ka kryer një reportazh me titull “Saranda, ku futbolli bekon turizmin”, pas ndeshjeve të veteranëve të zhvilluar pak ditë më parë në stadiumin “Andon Lapa”.

Në reportazh do ndiqni emocionet e ish-futbollistëve të famshëm kur zbresin sërish në fushën e lojës, duke na kthyer  në kujtesë emocionet e dikurshme.

Një ri-takim legjendash, shërben si rrezja e parë e një sezoni turistik me kënaqësitë e mëparshme dhe rikthimin e shpresës, shijes dhe normalitetit.