Sarandë, institucionet vendore nënshkruajnë marrëveshjen e bashkëpunimit kundër dhunës seksuale në familje

Bashkia e Sarandës ka nënshkruar sot një dokument bashkëpunimit mes institucionesh shtetërore e shoqërore për Manaxhimin e Rasteve të dhunës seksuale në familje .

I pranishëm në takim ishte dhe kryebashkiaku Adrian Gurma, i cili thekson se qëllimi i kësaj marrëveshjeje së nënshkruar mes palëve, është përmirësimi i niveleve të jetesës dhe sigurimi i mirëqënies dhe sigurisë, për personat e mbijetuar nga dhuna në familje.

Rolin kryesor për ngritjen, konsolidimin dhe monitorimin e funksionimit të këtij mekanizmi të ngritur, e ka Bashkia e Sarandës me, Spitalin “Petro Nako”, Komisariatin e Policisë, Gjykatën e Rrethit Gjyqësor, Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor, Prefekturën e Qarkut, Mjekun Ligjor, Zyrën Vendore të Përmbarimit, NJVKSH, Zyrën Vendore të Shërbimit të Provës, Zyrën Vendore Arsimore, Zyrën Vendore të Punësimit, Drejtorinë e Shërbimit Social Rajonal, Shoqatën e Gruas Jona Marrëveshjen e Bashkëpunimit për menaxhimin e rasteve të dhunës seksuale në nivel vendor.

“Nënshkruam sot me,të gjithë institucionet vendore,antarë të Komitetit Drejtues të Mekanizmit të Kordinuar të Referimit të Rasteve të Dhunës në Familje(MKR),Marrëveshjen e Bashkëpunimit për Manaxhimin e Rasteve të dhunës në familje.

Qëllimi i kësaj marrëveshjeje të nënshkruar mes palëve,është përmirësimi i niveleve të jetesës dhe sigurimi i mirëqënies dhe sigurisë,për personat e mbijetuar nga dhuna në familje,si dhe dhunës me bazë gjinore duke krijuar nje sistem referimi,mbi filozofinë e reagimit të kordinuar dhe energjik,për trajtimin e rasteve,dalja me detyra përkatëse, si dhe qasje të re të secilit prej anëtarëve të mekanizmit kundër dhunës ndaj këtij femomeni”, shkruan kryebashkiaku Sarandës Adrian Gurma. /Sarandanews.com/