Finiq, 18.300.000 lekë, për restaurimin e e mbikalimit të kanalit “Thoma Filipeu”
18.300.000 lekë, eshte buxheti i miratuar nga Qeveria shqiptare për restaurimin e mbikalimit të Kanalit “Thoma Filipeu”, i demtuar pak kohe me pare pas amortizimit te trasheguar nder vite.
Kjo, behet e ditur nga burime zyrtare te Bashkise Finiq. Te njejtat burime vune ne dukje se pas demtimit te urekanalit, nga ana e Bashksie “Menjëherë u realizua projekti duke iu paraqitur Qeverise dhe buxheti prej 18,500,000 lekë u miratua pa vonese nga Ministria e Financave dhe u kryen të gjitha proçedurat nga Këshilli Bashkiak.”
Bashkia tha se më 31 maj, u zhvillua prokurimi për restaurimin e menjëhershëm të këtij objekti jetik për zonën e Vurgut.
Te njejtat burime shtojne se pervec interesimit te vijueshem si Bashki, prania se shpejti ne Kuvendin e Shqiperise e “perfaqesuesit tone”, duke nenkuptuar deputetin e sapozgjedhur dr.Niko Kuri, , do te jete nje mbeshtetje me shume dhe nje vlere e shtuar dhe nje faktor i rendesishem.
“Interesi ynë për zgjidhjen e problemeve në komunitet mbetet i vazhdueshëm dhe do të japë më shumë efekt tani që kemi edhe përfaqësuesit tanë në Parlament!”-nenvizon Bashkia Finiq.