Paralajmërimi i Ramës për ndërtimet pa leje, arrestohet një person në Vlorë, 4 të tjerë po hetohen në gjendje të lirë
Një person është arrestuar dhe katër të tjerë po hetohen nga policia, pasi dyshohet se kanë bërë ndërtime pa leje, në dëm të mjedisit.
37-vjeçari me iniciale R.Ç është arrestuar, pasi ka ndërtuar pa leje dy objekte, në fshatin Lukovë të Himarës.
Po ashtu, policia njofton se po heton shtetasit
Strukturat e DVP Vlorë, në zbatim të planit të masave për parandalimin dhe goditjen e krimeve mjedisore, si rezultat i kontrollit të pandërprerë të territorit, kanë evidentuar dhe goditur 5 raste të ndërtimeve të paligjshme. Si rezultat është arrestuar në flagrancë shtetasit:
F.I., pasi është konstatuar nga shërbimet e Policisë duke ndërtuar një objekt në fshatin Radhimë, Orikum, pa lejen e organeve përkatëse;
S.M., pasi është konstatuar nga shërbimet e Policisë duke ndërtuar një objekt në fshatin Lukovë, Himarë, pa lejen e organeve përkatëse;
G.H., pasi është konstatuar nga shërbimet e Policisë duke ndërtuar një objekt në lagjen nr. 3, Ksamil, pa lejen e organeve përkatëse.
Një ditë ma parë, kryeministri i vendit, Edi Rama paralajmëroi të gjithë qytetarët për ndërtimet pa leje, duke theksuar se “pastrimi i gjithë bregdetit për të vijuar më pas me zonat e mbrojtura e akset kombëtare, do të vazhdojë pa u ndalur deri në goditjen e fundit”.
Madje tha se të gjithë qytetarët që kanë ndërtuar pa leje, t’i prishin vetë, sa janë në kohë.
“Operacioni nis javën e ardhshme, dhe të gjithë ata që e dinë këtë, të lexojnë kodin penal se çfarë i pret në momentin kur konstatohet në flagrancë dhe kur duhet të ballafaqohen me shkeljet e rënda, të fillojnë t’i prishin vetë. SHÇBA do t’i shkojë deri në fund kësaj pune por dhe policët e dinë se njësoj si me lufta me krimin dhe kjo ka një përgjegjësi dhe nëse zonën tënde ndodh diçka e tillë je ti përgjegjës dhe bashkëfajtor. Kështu që tërhiqeni tani!”