VIDEO/ Lajmi për ish deputetin e Sarandës në gjendje të rëndë në spital është fake
Në media ka qarkulluar një lajm se Fatos Nano është shtruar ditën e djeshme në një spital privat të kryeqytetit, ku një fotografi e tregonte ish-kryeministrin në një karrocë dhe me maskë.
Fatos Nano është shëndosh e mirë në shtëpinë e tij. Dje një grup xhirimi ka qenë në shtëpinë e tij ku kanë zhvilluar një bisedë e cila do të shfaqet pas një jave.
Në detyrim të privatësisë nuk mund të japim më shumë të dhëna, por ajo që dimë me siguri është se Nano është në shtëpi shëndosh e mirë. Vizita e tij në spital ditën e djeshme ka qenë thjesht për të bërë analizat dhe check-up rutinë si çdo qytetar tjetër.