“Kjo nuk është luftë e shkrurtër”, Rama: I vetmi ilaç për të lehtësuar plagët e mëdha
Kryeministri Edi Rama u kërkoi qytetarëve që të zbatojnë ligjin special, aktin normativ për masat kundër përhapjes së koronavirusi.
“Koha që po kalojmë është një luftë botërore ku kush ngurron të zbatojë këshillat dhe urdhrat e përditshëm, kush lëshohet dhe dorëzohet do të paguajë nesër, nuk ju kërkoj të kuptoni por nuk do të pranohet të shkelni rregullat.
Kërkoj të dëgjoni lutjen time, për përmasat e vështirësisë që duhet të kapërcejmë në vazhdim. Ju keni të drejtë të ankoheni, të alarmoheni, të drejtë të mërziteni madje edhe të më shani të më akuzoni por askush nuk ka të drejtë të shkelë ligjin special dhe urdhëresat ekstreme. Kjo të dashur miq nuk do të jetë luftë e shkurtër, akskush nuk e di sa mund të zgjasë, siç e shihni çdo popull në mbarë planetin po i nënshtrohen vetëizolimit si i vetmi shpëtues kundër këtij virusi që nuk i është gjetur ende ilaçi. Ju lutem ta kuptoni se të mbyllësh aktivitetin prodhues sot do të thotë ri mbyllësh Shqipërisë frymën. Kjo do të ishte vrasja e drejtuar por kjo nuk ka për të ndodhur. Më shani sa të doni mjafton që mos të shkelni rregullat. Vendimi për mos mbylljen e aktivitetin prodhues nuk do të thotë se nuk duhet të zbatojnë çdo rregull sipas udhëzimeve. As Italia tani që flasim nuk i ka mbyllur fabrikat, as Izraeli, as Franca që nesër kalon në shtetrrethim total. Ne jemi i pari në vend që mbyllim transportin publik dhe sanksionojmë që nesër kufizimin e njerëzve. Kudo është shpërndarë tashmë stoku i maskave në çdo vend.
Masat mbrojtëse në mjedis të kontrolluar të atyre që duhet me se s’bën të shkojnë në punë duhet të zbatojnë çdo udhëzim të diktuar, duke larë duart, distancën nga njëri tjetri.
Ndaj të jemi të qartë, kjo është luftë. Duhet të ndryshojmë mënyrën e të jetuarit. Mos të hamë sikur jemi me pushime por të mendojmë edhe për ata që duhet të kalojnë më tepër vështirësi në këtë situatë….”
???? MESAZH PËR SHQIPTARËT KUR KA NISUR JAVA E DYTË E LUFTËS
Posted by Edi Rama on Monday, March 16, 2020