Tronditet Vlora: Vriten 2 persona brenda një makine në lëvizje

Pas dy vrasjeve të një dite me parë në Elbasan dhe në Sarandë, një tjetër ngjarje e rëndë kriminale është raportuar sot në Vlorë.

Dy persona kanë mbetur të vdekur dhe një tjetër është plagosur, pasi janë qëlluar nga një makinë në lëvizje në aksin Fier-Vlorë në afërsi të fshatit Panaja, teksa po udhëtonin me makinën e tyre.

Makina e tyre tip ‘B-Class’ është qëlluar me breshëri kallashnikovi në ecje nga mbrapa, dhe për pasojë ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në një kanal në afërsi të mbikalimit të Panajasë.

Sakaq një makinë është gjetur e djegur në Frakull të Fierit dhe dyshohet se i përket autorëve.

Si pasojë e atentatit është bllokuar autostrada Fier-Vlorë, pasi është krijuar një trafik i rënduar.