Basha rikthehet sërish në Sarandë, kërkon vota për të ruajtur karrigen e kreut të PD
Kur kanë kaluar vetëm 30 ditë nga humbja që pësoi në zgjedhjet e 25 prillit, Lulzim Basha rikthehet përsëri në Sarandë.
Lulzim Basha ishte në Sarandë në 17 prill, ditë kur organizoi edhe një takim me pjesëmarrje të ulët, por që ishte kujdesur të trumbetohej si madhështor, ku nuk mungoi edhe ndezja e “flakadanëve të fitores”.
Por ndryshe nga takimi i 17 prillit kur Basha takimin e zhvillonte për të kërkuar vota për qeverinë, nesër Basha vjen për të kërkuar vota për të mbajtur edhe 4 vjet të tjera drejtimin e Partisë Demokratike.
Ndryshe nga 17 prilli, kur Basha e zhvilloi takimin në orën 9 të mëngjesit dhe fjalimin e mbajti mbi karrocerinë e një automjeti, nesër takimi do të zhvillohet në orën 11:00 në ambjentet e një hoteli në periferi të qytetit të Sarandës.
Oganizatorët janë kujdesur gjatë takimit të mbizotërojë fryma e mbështetjes ndaj Lulzim Bashës, në luftën e shpallur prej tij.