Dega e PD Vlorë kundër Bashës, antarët: Duhet të bëjmë çmos të fitojë Agron Shehaj
Kryedemokrati Lulizm Basha ka urdhëruar strukturat e partisë së tij që t’i dalin në krah gjatë zgjedhjeve të brendshme për të vazhduar drejtimin e partisë.
Së fundmi, kryetari i PD-së së Vlorës Genc Deromemaj, fton anëtarësinë e kësaj force politike në qytetin bregdetar që nesër të jenë të pranishëm në teatrin “Petro Marko”, pasi atje do të jetë kryetari, njëkohësisht kandidat për kryetar, vetë Lulzim Basha.
“Kryetari në detyrë i Partisë Demokratike dhe kandidat për Kryetar i PD, Lulzim Basha, fton anëtarësinë e PD Vlorë në një bashkëbisedim në Teatrin “Petro Marko”, ditën e enjte, 27 Maj ora 19:00. Ftohen të gjithë anëtarët e PD Vlorë të marrin pjesë”, lajmëron Deromemaj, por të djathtët vlonjatë duket se nuk janë aspak të kënaqur me drejtuesin aktual të PD.
Të zhgënjyer nga rezultati i zgjedhjeve të 25 prillit, demokratët e Vlorës komentojnë në lajmërimin e Genc Deromemajt dhe e quajnë Lulzim Bashën “dështak” të cilit nuk kanë pse i shkojnë mbrapa.
“Genc Deromemaj duhet te beni çmos te fitoje Agron Shehaj se lulit ja keni pire lengun qe kur spostuan demokratet e vertet dhe krahun e djathte demokratik suksese Z Agron Shehaj”, i shkruan një vlonjat kreut të PD në Vlorë.
Në garë për kryetarin e PD janë 4 emra: Lulzim Basha (kryetar), Edith Harxhi, Fatbardh Kadilli dhe Agron Shehaj.