Ja axhenda e takimit të “play off” Butrinti-Naftëtari

Federata Shqiptare e Futbollit ka zbardhur axhendën e ndeshjeve të “play off” të Kategorisë së Dytë.

Butrinti do të përballet kundër Naftëtarit, një takim që do zhvillohet ditën e enjte në orën 17:00.

Ndeshjet “play off” janë me një takim.

Në rast barazimi për 90 minuta, skuadra e renditur më mirë në klasifikimin përfundimtar kualifikohet në finalen që nxjerr ekipin fitues për ngjitje në të Parën.

Finalet do të zhvillohen në fusha asnjanëse.