Një grup mjekësh vizitë në fshatrat e Finiqit më iniciativën e Ambasadës Greke në Tiranë
Me iniciativën e Ambasadës Greke në Tiranë, misioni i parë mjekësor në fshatrat e bashkisë së Finiqit me mjekë nga Greqia dhe Tirana u krye me sukses të plotë.
Konkretisht, më 21 maj, grupi i mjekëve bëri vizita në qendrën mjekësore të Livadhjasë ku u vizituan disa banorë të Livadhjasë dhe zonës përreth.
Ditën tjetër ekipi i mjekëve, i shoqëruar nga Konsulli i Përgjithshëm i Gjirokastrës Z. Dimitrios Sacharidis, mjeku dhe deputeti Niko Kouri dhe Kryetari i bashkisë së Finiqit z.Kristo Kiço vazhduan vizitat në fshatrat malore të Karoqit, Zminecit dhe Grazhdanit.
Banorët e këtyre fshatrave, të cilët për herë të parë u ofrohet një shërbim kaq të menjëhershëm dhe falas për problemet shëndetësore me të cilat përballen, i shprehën mirënjohjen konsullit, deputetit dhe kryetarit të bashkisë si dhe Ambasadës Greke që mendoi dhe realizoi këtë mision.
Ata theksuan se një veprim i tillë ishte i domosdoshëm për banorë te zonës, dhe kërkuan rihapjen e pikëkalimeve doganore të Qafëbotës dhe Povllës në mënyrë që situata ti kthehet normalitetit dhe banorët të marrin shërbimin e nevojshëm. Mbyllja për shkak të virusit covid ka dëmtuar seriozisht këtë zonë, prandaj kërkohet vazhdimisht hapja e vendkalimeve të mësipërme.
Ekipi i mjekëve, i përbërë nga mjeku Dhimitris Gjikas me origjinë nga Livadhjaja, ortopedi Giannis Kostas nga Himara dhe Dr.Shk mjeke reumatologe Ergeta Ktona Pedagoge e brëndshme pranë Universitetit të Mjekësisë në Tiranë , të emocionuar nga pritja e njerëzve, theksuan se do të vazhdojnë misionin e tyre dhe u bënë thirrje kolegëve të tjerë mjekë nga zona jonë që shërbejnë në spitalet e dy vendeve të bashkohen në këtë përpjekje.
Kryetari i Bashkisë Z. Kiço dhe Deputeti Z. Kuri nga ana e tyre u zotuan të vazhdojnë përpjekjet për pajisjen e klinikave me pajisje të domosdoshme në qendrat shëndetësore dhe përmirësimin e shërbimit primar mjekësor në fshatra.