“Zgjedhjet në Gjirokastër të vlefshme”, KAS rrëzon anikimimet e LSI, PD dhe Kreshnik Merxhanit
Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve në KQZ, rrëzon dhe shpallë si të pavlefshme kërkesat ankimore të PD, LSI dhe kandidatit të pavarur Kreshnik Merxhani, për përsëritjen e zgjedhjeve në Qarkun e Gjirokastrës.
Relatori Ledio Braho ka thënë se të gjitha ankesat janë rrëzuar dhe është lënë në fuqi vendimi i KQZ për zgjedhjet e 25 prillit, me shumicë votash. Kundër kanë votuar vetëm Ledio Braho dhe Elvis Çepa. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe për të mund të bëhet ankim brenda 5 ditësh.
“KAS, me shumicë votash, me vota kundër të Ledio Brahos dhe Elvis Çepa, vendosi:
1- rëzimin e kërkesës ankimore të paraqitur nga LSI,
2- rrëzimin e kërkesës ankimore të paraqitur nga PD dhe Aleanca për Ndryshim,
3- rrëzimin e kërkesës ankimore nga zoti Kreshnik Merxhani,
4- lënien në fuqi të vendimit të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve”, tha ai.