Atasheu Ushtarak i Italisë homazhe në Monumentin e Divizionit “Perugia” tek Gjiri Limionit
Atasheu Ushtarak i Ambasadës së Italisë në Tiranë homazhe në Monumentin e Divizionit “Perugia” në zonën e Gjirit të Limionit
Më 11 maj 2021 në qytetin e Sarandës Atasheu Ushtarak pranë Ambasadës së Italisë në Tiranë, Kolonel Nicola Piccolo, në prani të Kryetarit të Bashkisë Adrian Gurma, Nënprefektit Mirosh Birjani, Konsullit të Nderit në Gjirokastër Teodor Bilushi dhe të eksponentëve të tjerë të komunitetit vendas, si civilë ashtu edhe ushtarakë, vendosi një kurorë në Monumentin e ngritur në përkujtim të 120 të rënëve të Divizionit “Perugia” gjatë ngjarjeve tragjike që ndodhën më 4 tetor 1943 në zonën e Gjirit të Limionit, aty ku sot ndodhet një bazë logjistike e Forcës Detare Shqiptare.
Atasheu Ushtarak shkoi më pas në Vlorë ku, pasi u takua me Konsullen e Italisë, Iva Palmieri dhe Komandantin e Njësisë Kufitare Detare me bazë në Vlorë të Guardia di Finanza-s, Kapitenin Fabio Bia, shkuan së bashku për të takuar Ipeshkvin Giovanni Peragine, Administrator Apostolik i Shqipërisë së jugut.
Përpara se të kthehej në Tiranë, Atasheu Ushtarak shkoi në fshatin Kuç, ku së bashku me Konsullen e Italisë në Vlorë dhe kryetarin e fshatit të Kuçit, vendosi një kurorë në monumentin që përkujton sakrificën tjetër të 32 të rënëve të së njëjtit Divizion “Perugia” dhe që ndodhi në 7 tetor 1943, vetëm disa ditë pas masakrës të Sarandës.