Del në pension Zhulieta Riska, punojësja më e vjetër e DTTV Sarandë

Ka dal në pension një nga emrat më të njohur dhe punonjësia më e vjetër në DTTV Sarandë Zhulieta Riska.

Lajmin e ka dhënë në një postim drejtori i Tatim-Taksave Lorent Bineri

“Pension të mbarë Zhulieta Riska! Punojësja më e vjetër e DTTV Sarandë, 18 vite. Si dhe drejtoreshë e kësaj zyre për një periudhë të gjatë.

Hartuesja e paketës së parë fiskale, punojsja model dhe rojtarja e paepur e ligjit. Lektore dhe mësuesja model për brezin e punonjësve të rinj. Pension të mbarë!”, shkruan Bineri. /Sarandanews.com/