Niko Kuri uron besimtarët muslimanë me rastin e Fiter Bajramit
Mjeku i mirënjohur njëkohësisht dhe deputet i zgjedhur në Sarandë ka uruar besimtarët muslimanë me rastin e Fiter Bajramit.
“Të dashur besimtarë Myslimanë,
Me rastin e festës së Fiter Bajramit më lejoni t’u uroj nga zemra Shendet, Lumturi, Begati dhe Harmoni në familjet tuaja.
Kjo ditë dhe të gjitha ditët e jetës tuaj të jenë plot dashuri, mirëqenie, mirëkuptim, paqe dhe aspirata të larta njerëzore për të cilat kemi nevojë të gjithë! Zoti ju bekoftë!”, shkruan në urimin e tij Niko Kuri. /Sarandanews.com/