Shqipëria, destinacion “COVID FREE”, qeveria jep 100 milionë lekë për të promovuar turizmin
Qeveria shqiptare ka vendosur të shtojë një fond prej 100 milionë lekësh në programin “Zhvillimi i turizmit”, për të promovuar vendin. Sipas vendimit me anë të këtij fondi do të realizohet promovimi i Shqipërisë në vendet ndërkombëtare si një destinacion mikpritës ‘COVID FREE’.
Ky vendim i Këshillit të Ministrave erdhi me propozim të Ministrisë së Turizmit
Ky vendim vjen në prag të sezonit turistik dhe qeveria ka deklaruar më herët se vera do të jetë pa masa kufizuese, ndërkohë që janë realizuar vaksinimet e premtuara përpara qershorit.
Ky fond do të përballohet nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit përcaktuar për këtë vit.