Arredimi i ri i skulpturave ose buzëkuqi i shëtitores
Nga Thoma Nika
Tani, që investimi në shetitoren e Sarandës, po i afrohet fundit, erdhi ora e “buzëkuqit”, apo e kujdesjes për arredimin. Kemi ardhur, pra, në orën që edhe 6 skulpturat e parkut, të zenë vend të ri.
Të arreduara në këtë vend, përmidis platformave që zbardhin dhe shkallareve që zbresin deri poshtë për t’u puthur me vijën e ujit, qeniet dhe figurinat e mermerta, nuk flasin me detin si dikur, që kishin “përkthyese” rërën, por dialogojnë drejtpërdrejt me valën e Jonit.
Me ata që shetisin në këtë hapësirë, urbanizuar me një koncept modern, teksa ata oksigjenojnë mushkëritë me ajrin e jodizuar, skulpturat e parkut sikur pëshpërisin fjalë arti dhe fjalë dashurie.