COVID19/ 3 raste të reja në Sarandë gjatë 24 orëve të fundit

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit janë kryer 1444 testime nga të cilat 30 persona kanë rezultuar pozitivë me koronavirus.

Ndërkohë, në 24 orët e fundit janë shëruar 952 persona, ndërsa kanë ndërruar jetë 4 persona të prekur me Covid-19.

Aktualisht në spitalet COVID po trajtohen 99 pacientë, 6 në terapi intensive, nga të cilët 4 pacientë janë të intubuar.

Raporti i Ministrisë së Shëndetësisë:

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel të gjithë qytetarëve të mos e ulin vigjilencën dhe të vijojnë të zbatojnë rregullat për parandalimin e COVID19: Vendosni maskën mbrojtëse në çdo ambient jashtë shtëpisë, shmangni grumbullimet, ruani distancimin fizik; kujdesuni për higjienën vetjake dhe vetëizolohuni kur dyshoni se jeni të prekur nga COVID19.

Situata e COVID19 në 24 orët e fundit është si vijon: Janë kryer 1444 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 30 qytetarë.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 10 raste në Tiranë, 3 raste në Korçë, Devoll, Sarandë, 2 raste në Vorë, 1 rast në Shkodër, Fier, Lushnje, Vlorë, Mirditë, Kamëz, Malësi e Madhe, Kolonjë, Gramsh.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 952 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 118,041 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në spitalet COVID po trajtohen 99 pacientë, 6 në terapi intensive, nga të cilët 4 pacientë janë të intubuar.

Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor betejën me COVID19 nuk e kanë fituar 4 qytetarë: 1 qytetar nga Gjirokastra, 1 qytetar nga Berati, 1 qytetar nga Pogradeci, 1 qytetar nga Fushë-Arrëzi, të moshave 51-79 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllimet familjes.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në numri 127 të Urgjencës Kombëtare për çdo emergjencë apo referim në spital.

Statistika (10 Maj 2021)

Raste të reja ditore         30

Të shëruar në 24 orë      952

Të shtruar në spitale      99

Humbje jete në 24 orë   4

Testime ditore                1444

Testime totale             660,272

Raste pozitive             131,753

Raste të shëruara         118,041

Raste Aktive                 11,296

Humbje jete                  2,416

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë   9407

Shkodër327

Fier        263

Korçë             230

Gjirokastër 238

Durrës  183

Vlorë    182

Elbasan  133

Lezhë   100

Berat    89

Dibër     82

Kukës    62