PS organizon festë në Sarandë, Adrian Gurma: Gëzuar të gjithë socialistëve fitoren e 25 Prillit

Partia Socialiste Sarandë ka organizuar një festë me rastin e fitores së mandatit të tretë.

Të pranishëm ishin një numër i madh simpatizantësh, deputetët e zgjedhur Anila Denaj e Niko Kuri, si dhe kryebashkiaku Sarandës Adrian Gurma, i cili ka përcjellë një mesazh në rrjetet sociale.

“Gëzuar të gjithë socialistëve fitoren e 25 Prillit. Suksese”, shkruan Adrian Gurma, i cili ka pasur një rol kryesorë në fitoren e PS në Sarandë duke qenë një mbështetje e madhe për kandidatët për deputet. /Sarandanews.com/