Alket Hyseni organizon festë për fitoren e PS në Sarandë, Delvinë, Konispol e Finiq
Edhe pse braktisi listën për të garuar në zgjedhjet e 25 prillit, deputeti aktual i Sarandës Alket Hyseni ka organizuar një festë për fitoren e mandatit të tretë të Partisë Socialiste.
“Faleminderit nga zemra burrave dhe grave, djemve dhe vajzave socialistë të Qarkut Vlorë, për punën e palodhur dhe kontributin e paçmuar në fitoren e mandatit të tretë të PS dhe KM Edi Rama!
Faleminderit Saranda, Delvina, Konispoli, Finiqi, Himara, Selenica dhe Vlora”, shkruan Alket Hyseni. /Sarandanews.com/