Dy Kalifornianë që kanë rënë në dashuri me Finiqin për ti dhë një investim zonës rurale

Dy shtetas amerikanë Kyle dhe Shawn janë duke kryer një investim serioz në Finiq agroturistime.

Drejtoresha e AZHBR, Frida Krifca, ka ndarë pamjet me dy shtetasit Kaliforianë të cilët kanë vendosur të ndërtojnë një botë të re e ti japin një entuziazëm ndryshe zonës rurale.

“Me Kyle dhe Shawn, dy Kalifornianë që kanë rënë në dashuri me Finiqin dhe Saranden ku dhe kanë vendosur të ndërtojnë një botë të re e ti japin një entuziazëm ndryshe zonës rurale.

Ata po hedhin themelet e një tjetër strukture agroturisike të mundësuar nga bashkëpunimi me #AZHBR nëpërmjet programit #IPARD. ‘Botë Farm’ do të shërbejë me një koncept komunitar ku vizitorët e kultivojnë fermën dhe marrin pjesë në proceset e punës. Bujtina do të ketë shtëpiza akomoduese prej druri tradicionale dhe shërbime të turizmit rural.

Të tilla projekte diversifikimi ferme sjellin të tjera mundësi punësimi, shërbimi e mirëqënie në Sarandën rurale”, nënvizon Frida Krifca. /Sarandanews.com/