DETAJET/ Aksidenti në hyrje të Sarandës, ja 70- vjeçari që po drejtonte makinën me shpejtësi të lartë
Janë zbardhur detajet nga aksidenti i frikshëm që ka ndodhur para pak minutash në një nga rrugët kryesore të Sarandës.
Një automjet tip Xhip ka humbur kontrrollin nga shpejtësia duke përfunduar mbi trotuar si dhe ka përplasur disa nga makinat që ishin të parkuara aty pranë.
Drejtuesi i mjetit është 70- vjeçari Ramadan Pashaj, me origjinë nga Mallakastra, banues në Vrinë.
Ai është dërguar në spitalin e Sarandës për të marrë ndihmën mjekësore dhe fatmirësisht është jashtë rreziku për jetën.