Vangjel Dule: Do kërkojmë përsëritjen e zgjedhjeve në zonat e minoriteteve
Kreu i PBDNJ-së, Vangjel Dule ka deklaruar se do të kërkojë rinumërimin e votave në zonat ku ka minoritete, ose të paktën në Bashkinë e Dropullit.
I ftuar në “Log”, Dule tha se Opozita është dëmtuar nga karantina dy javore që qeveria vuri për emigrantët që futeshin nga Greqia dhe Maqedonia e Veriut, duke penalizuar kandidatët e tyre.
“Dje komiteti teknik i ekspertëve hoqi karantinë 14-ditore. Ajo qëndroi në fuqi për 7 ditë. E shikoni që i gjithë shteti është në fuqi të partisë. A do të ishin të gjitha votat për Tavon? Unë besoj se statistikisht në Gjirokastrës prodhohet duke krahasuar shifrat është që po.
Këtu kemi shkelje të mirëfilltë të drejtat e minoriteteve. Kjo përkthehet në dy mandate. Për zonat e minoriteteve do të kërkohet përsëritja e zgjedhjeve. Në kundërshtim me ligjin u është penguar në mënyrë masive ushtrimi i të drejtës së votës. Në bazë të legjislacionit në fuqi është e lejueshme përsëritja e procesit zgjedhor, të paktën në bashkinë Dropull,”- tha Dule.