Parku i Shtëpisë së Pavarësisë në Vlorë, ku do të krijohet një oaz i veçantë gjelbërimi, argëtimi e nostalgjie
Kryeministri Edi Rama inspektoi sot punimet në kantierin e Parkut të Shtëpisë së Pavarësisë, në Vlorë.
Gjatë inspektimit Rama tha se, “Parku i Shtëpisë së Pavarësisë, përmes të cilit Bulevardi Qendror do të lidhet me detin në një aks vertikal dhe ku do të krijohet një oaz i veçantë gjelbërimi, ujërash, argëtimi, nostalgjie”.
Zbatuesit e projektit e informuan kryeministrin për ecurinë e punimeve deri tani.
“Kemi filluar punën me ujërat e bardha dhe parlelisht kemi filluar dhe me galerinë deri në pjesën e daljes në det. Gjithashtu kemi mbaruar komplet konturimet nga pallatet tek hotelet. Kemi filluar dhe mbjelljen e pemëve. Shatërvani kryeso i parkut do bëhet në formën e dhomave kuadratike. Ngjitur me shatërvanin do jetë dhe sheshi i zhytur që quhet e përmes shkallëve do hy në det”, u shprehën zbatuesit e projektit.
Kryeministri Rama gjatë këtij inspektime tha se çdo gjë duket fantastike dhe shumë bukur.
Parku i Shtëpisë së Pavarësisë është një tjetër gur në mozaikun e transformimit rrënjësor të qytetit të Vlorës, që po bëhet përditë e më tërheqës, si dhe do të kalojë kufijtë e vendit tonë.
Parku i Shtëpisë së Pavarësisë do të marrë jetë së shpejti në hapësirën këmbësore nga rrethrrotullimi i Skelës, deri tek porti.
Ai do të lidhë bulevardin e ri “Ismail Qemali” me Lungomaren.