Bujar Leskaj shfaq një tabelë mashtruese për demokratët e dëshpëruar

Drejtuesi politik i qarkut të Vlorës nga Partia Demokratike, Bujar Leskaj, ka shpërndarë në rrjetet sociale një grafik me demek votat e që ka marrë PD-ja në tre zgjedhjet e fundit.

Leskaj ka përdorur një tabelë krahasuese të zgjedhjeve të viteve 2009, 2013, 2017 dhe 2021 duke thënë se në zgjedhjet e 25 prillit PD-ja ka marrë më shumë vota se ndonjëherë.

Por kjo tabelë krahasuese për vitin 2021 ka në të edhe votat e aleatëve të cilat nuk janë subjekte më vetë në këto zgjedhje.

Kjo tabelë duket se është më shumë për t’i hedhur hi syve demokratëve të dëshpëruar nga humbja historike në zgjedhje për të tretën herë radhazi.