PS me 8 apo 9 mandate? Gjiknuri: Të mbarojë rezultati dhe përcaktojmë sa ballë është “tërmeti” në Vlorë
Drejtuesi politik i qarkut të Vlorës, Damian Gjiknuri është i qetë se PS do të vijojë të ruajë objektivin bazë të të 2017, atë të 8 mandateve.
Në një intervistë për Ora News, Gjiknuri pranon se PD ka rritje por …
“Ka një rritje të PD-së në kurriz të LSI-së dhe mendojmë se nëse do të thellohet mjaftueshëm rezultati për pjesën e mbetur të qendrave ne prapë mund të shkojmë afër mandatit 9. Në të kundërt ne jemi brenda objektivit bazë që ka qenë ruajtja e rezultatit të 2017 në vetvete një rezultat shumë i thellë.
Sa I takon procesit të numërimit ai po ecën i ngadaltë por pozitivja është se nuk ka kontestime.
“Me pjesën e mbetur të kutive pritet një thellim i rezultatit të PS-së konfirmojnë sondazhin që PS ruan thellësinë e rezultatit në Vlorë.”
Gjiknuri ka dhe një reagim për deklaratën e Luan Ramës se kutitë e mbetura janë bastion i LSI-së e PD?
|Mjafton tu referoheni statistikave për kutitë e mbetura dhe mund të shuani këtë kërshëri” tha Gjiknuri
A do të jetë fitore me lëkundje sizmike me 8 mandate, apo do synoni të 9-tin?
“Të mbarojë rezultati dhe përcaktojmë sa ballë është” përgigjet Gjiknuri me batutë.
Deri tani në qarkun Vlorë kur janë numëruar 248 kuti nga 445 janë:
PS 31 063 vota
PD 17 353 vota
LSI 3 461 vota