Trendi i numërimit: PS fiton në Sarandë, Delvinë, Finiq e Konispol
Nuk ka asnjë surprizë deri më tani në rezultatet në Sarandë, Delvinë, Finiq e Konispol.
Trendi i tyre flet për një fitore të padiskutueshme të PS-së.
Përgjithësisht në qarkun e Vlorës, PS është në avantazh me 6161 vota e ndjekur nga PD me 2392 vota dhe LSI me 559 vota.
Ndërkohë, në pothuajse çdo kuti që numërohet, në Sarandë, Delvinë e Konispol, PS është në avantazh me numër votash.
Ky trend është dhe në shkallë kombëtare, edhe pse PD ruan avantazhin në disa nga bastionet e saj