EMRI/ Ksamil, po gërmonte pa leje tokën, arrestohet nga policia
Shtetasi Luixhi Krenar Yzeriaj është arrestuar sot nga policia në Ksamil pasi po gërmonte një tokë pa leje në mënyrë të përsëritur.
Arrestimi i tij u bë në lagjen nr.1 në Ksamil në vendin e quajtur “Gjiri i Baxhos”.
Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së shkallës së parë të Sarandës. /Sarandanews.com/