Rama thumbon Bujar Leskajn: Ç’lidhje ka Mit’hat Frashëri me Lesko pijanecin, o të marrë
Kreu i PS-së, Edi Rama ironizoi Bujar Leskajn në fjalimin e tij:
“Leskos me kanatjere dhe me barkun jashtë, që rrihet lokaleve, do ia lini Vlorën? Çfarë do ju mësojë Leskua? Bixhozin, rakinë, bingot, vjedhjen, pabesinë?
Për raki apo për ullinj do të shkoni me Leskon? Doni që Vlora, që po bëhet gati të ngjitet më lart, që po bëhet gati për të hapur portë nga qielli dhe nga deti, të kthehet te qoftet e qepa?
Të pakënaqurit e Vlorës të bashkohen me mua sepse jam unë më i pakënaquri. Po të isha i kënaqur, nuk vija këtu. Shqipëria duhet të ngjitet në majën ku Zoti e ka dashur kur e bëri”, tha ai.
Rama premtoi se nëse merr 9 mandate në Vlorë, “në 4 vitet e ardhshme do të bëj 12 herë më shumë për Vlorën seç kam bërë në këto dy mandate”.
“Kur të vijë dita që të jenë zgjedhjet e pas 4 viteve dhe do të tregoj këtë që kam thënë sot. Vlora e pas 4 viteve do të jetë 12 herë më e mirë se kjo që është sot.
Kur them Vlora, them Himara, Saranda, Labëria, Selenica dhe Shqipëria. Askush të mos harrojë se ne nuk po vijmë nga një periudhë normale jetese, po vijmë nga një luftë në dy fronte: me një tërmet që do kishte gjunjëzuar edhe një elefant, por jo PS-në; dhe me një virus që mbylli brenda gjithë botën, me të cilin po përballemi me forcën e karakterit tonë dhe Shqipëria është një nga vendet që janë më pranë daljes nga tuneli i pandemisë”, tha Rama.