Takimet e fundit të fushatës, Anila Denaj: Dy ditë na ndajnë nga fitorja e 25 Prillit
Sot është dita e fundit e fushatës elektorale dhe kandidatët për deputet janë duke zhvilluar takime e fundit me qytetarët për zgjedhjet e 25 prillit.
Kandidatja për depuete në Sarandë Anila Denaj ka përmbyllur disa takime të rëndësishme me shumë qytetarë nga Finiqi në Sarandë.
“Në Finiq, në Navaricë dhe Pandalemon ku së bashku me Nikon, kërkuam mbështetjen për #PS, kur edhe dy ditë na ndajnë nga fitorja e 25 Prillit”, shkruan Denaj e cila më pas ka bashkëbiseduar me avokatë, noterë dhe me shitësit në tregun e fruta perimeve.
“Me tregtarët e tregut të Fruta-Perimeve në Sarandë, ku ndamë shqetësimet e tyre dhe planet për përmirësimin e mjediseve të shërbimeve.
Me noterët dhe avokatët e Sarandës, në një bisedë për zhvillimin e profesioneve të lira, për çfarë do të bëjmë për përmirësimin dhe lehtësimin e shërbimeve për qytetarët”, shkruan Denaj.
Kujtojmë që kryeministri Edi Rama mbylljen e fushatës do e bëjë në qytetin e Vlorës ku synohet marrja e 9 mandateve. /Sarandanews.com/