Takimi mbreslënës, PS mbyll fushatën elektorale në shëtitoren e Sarandës

Nën një atmosfere fantastike e entuziaste, Partia Socialiste ka mbyllur fushatën elektorale në qytetin e Sarandës.

Takimi ishte me një pjesëmarrje masive ku foksusi kryesorë ishtë respektimi maksimal i masave anti Covid, duke ruajtur distancën e mbajtjen e maskës.

Siç shihet në foto socialistët kanë qenë të shumë dhe janë mjaft entuziast për një fitore mbreslënëse nē Sarandë e gjithë qarkun e Vlorës për objetivin e tyre për fitoren e 25 prillit.

Takimi është mbajtur në shëtitoren e Sarandës, një ndër investimet më të mëdha në qytete e cila do të ketë një impakt tepër pozitiv në rritjen ekonomike e ardhjen e tursitëve.

Jo më kot u zgjodh shëtitorja si një shëmbëlltyrë për të vijuar më tej me projktet madhe për transformimin e mëtejshëm të Sarandës, Ksamilit dhe fshatrave në gjithë territorin.

Zgjedhjet parlamentare do mbahen këtë të diel më 25 prill ku qytetarët në Sarandë e gjithë Shqipërinë do i drejtohen kutive të votimit për të vendosur se kush do i qeverisë për katër vitet e ardhshme.

Fushata në Sarandë është karakterizuar nga një atëmosferë e qetë, ndërkohë që socialistët kanë caktuar dy figura të spikatura që janë pranuar e respektuar nga i gjithë komuniteti siç janë Ministrja e Ekonomisë dhe Financave Anila Denaj e mjeku i mirënjohur Niko Kuri.

Dy figura që në sondazhet e shumta rezultojnë fitues në Sarandë. /Sarandanews.com/