Gjiknuri takime në Borsh e Lukovë: Kampi opozitar nuk ofron asgjë për Qarkun e Vlorës
Drejtuesi politik i Partisë Socialiste për Qarkun e Vlorës Damian Gjiknuri zhvilloi takimet elektorale më banorë në Borsh dhe Lukovë. Gjiknuri ndau me ta vizionin e qeverisë për zhvillimin e zonës, trasformimin që do të njohë zona kryesisht në ekonomi pas përfundimit të të gjitha invesimeve strategjike.
Bajpasi dhe rruga lidhëse me Lumin e Vlorës do të reduktojnë ndjeshëm distancat dhe do ta shndërrojnë bregun në një destinacion tashmë më lehtësisht të aksesueshëm për më shumë turistë. Sakaq, Gjiknuri sqaroi se banorë e kësaj zonë tashmë falë ndryshimeve ligjore arritën të legalizojnë banesat e tyre buzë rrugës.
“Mandatin tjetër përvec aeroportit të Vlorës do të bëhët patjetër edhe plani për aeroportin e Sarandës, i cili jam i bindur që do të realizohet sepse fizibiliteti ekonomik është bërë dhe do ti japë një ngritje ekonomike turizmit në një pjesë të konsiderueshme të Qarkut të Vlorës. Të gjitha këto janë akses më i mirë për turizmin dhe janë vepra që garantohen vetëm me mandatin e tretë të Edi Ramës. Në Dhjetor të 2020-tës arrita të nxjerr edhe vendimin e qeverisë kjo ka qënë lobimi im personal për legalizimin e objekteve buzë rrugës nacionale sepse pengoheshin. Në zonë me të drejtë njerëzit thoshin se rruga ka ardhur te fshati që ka qënë ndërtuar, nuk flitet për ndërtime që shkuan buzë autostrade. Kryeministri e pa të arsyeshme këtë dhe nxorëm bazën ligjore dhe do ti japim mundësi legazimit të të gjitha objekteve këtu, pranë rrugës nacionale“, u shpreh Gjiknuri.
Gjiknuri u ndal tek investimet në infrastrukturën rrugore që lidhin gjithë malësinë e Labërisë me bregdetin dhe krijojnë një bajpas rrugor shumë më të shkurtër.
“Kjo e shoqëruar dhe me planet që kemi për dy aeroporte, ku dikujt mund ti duket si ëndërr po një kontratë u lidh në Vlorë, do fillojë puna po pse jo të bëhët dhe ai i Sarandës dhe i gjithë bregdeti do të jetë zona më e lakmuar dhe me investime të mëdha“, theksoi ai.
Në komunikim me banorët e Borshit, Gjiknuri ndau mungesën e alternativës në rradhët e Opozitës, të cilët e kanë lënë zonën të pa përfaqësuar dhe për më tëpër nuk kanë vizion për të qeverisur sikundër pritshmëritë e banorëve të zonës.
“Partia Demokratike se këta janë ata opozitarët kryesor qe kemi ne, se LSI- ja është në tretje tani, pak nga pak besoj do të na zhduket nga jeta politike. Këta nuk e kanë vlerësuar fare zonën se nuk kanë asnjë përfaqësues. Nuk kanë menduar ndonjëherë për peshën e zonës që të ketë peshë politike, të ketë akses në vendimarrje dhe të përfaqësojë interesat e kësaj zone. Do t‘ju vinë edhe nga partitë e tjera që kanë ndonjë farefis këtu, po ju them një gjë se janë edhe nga LSI- ja disa që kërkojnë se nuk kanë asnjë shans të zgjidhen deputet por vijnë kërkojnë ndonjë votë se kanë emrin. Ata e kanë thjeshtë se duan të zënë ndonjë vend pune nesër për të kapur një drejtor, por ne na duhet gjëja e madhe po nuk funksionuan investimet e mëdha, fati juaj është i lidhur ngushtë me to nuk është fakti që një njeri që ti njeh do të bëhët drejtor apo të kapi ndonjë zyrë. Prandaj them se nuk duhet ta ngatërrojmë votën përsonale me votën për interesin komunitar që është me Partinë Socialiste“, insistoi shtoi Gjiknuri.