Akuzat për dënim, drejtori i portit të Sarandës Alket Qëndro sqaron se si qëndron e vërteta
Drejtori i Portit të Sarandës, Alket Qendro, ka reaguar pas lajmit që qarkulluar në media ku aludohet se ai ka qenë i dënuar.
Në një postim në rrjetet sociale Alket Qëndro ka sqaruar si qëndron e vërteta.
“Të nderuar miq! Si në çdo zgjedhje dhe në çdo përgjegjësi që marr, ka ca llumra dhe ca fundërrina që i merr malli për fotografinë time.
Ka ca lëtyra e ca njerëz të dështuar që i tremb kontributi im..i llahtaris. Janë nga ata njerëz të vegjël që kërkojnë të arrijnë duke shkelur mbi të tjerët, duke vjellë e duke shpifur.
Janë nga këta që të sulmojnë familjen, shoqërinë, bashkëpunëtorët e çdo gjë tjetër me lloj-lloj ndyrësish e shpifjesh.
Në 2014 kur mora detyrën e drejtuesit të Drejtorisë Tatimore Sarandë nxituan të nxirrnin nga arkivat një vendim, ku krimi më i madh imi është 30.000 lekë gjobë ‘për pengim të zbulimit të së vërtetës’.
Pra, me pak fjalë, para 21 vitesh ‘nuk tregova shokët’, shkruan Alket Qëndro. /Sarandanews.com/